Bashkimi Demokratik për Integrim “Nëna e Madhe”, e Ahmetit ja si i përgjigjen BESA, Alternativa dhe ASH

Pasi që Ali Ahmeti tha se Bashkimi Demokratik per Integrim ëshë “nëna e madhe” dhe se duhet ti bashkohen partitë e tjera. Ai këtë deklaratë e bëri pas përplasjeve midis Lëvizjes BESA dhe Alternativës.

“Dëgjoj zëra që zihen ca, se ky ka qenë Bashkimi Demokratik per Integrim ai ka qenë Bashkimit Demokratik per Integrim! Këto të vegjlit që kanë ikur prej te nëna e madhe, të gjithë kanë qenë të Bashkimit Demokratik per Integrim, dhe Bashkimi Demokratik për Integrim është vërtetë nënë e madhe dhe ju thotë mos u zini po hajdeni te shtëpia juaj dhe mos rrini rrugëve”, deklaroi d kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti.

Deklaratës së Ahmetit iu përgjigjën edhe partitë të cilat i thumboi.

“Dikush që e quan veten “Nëna e Madhe” dhe, ndërkohë, i shan 700 mijë nëna shqiptare dhe, madje, baballarët në varr, nuk është e moralshme të tregojë se çfarë duhet të bëjnë partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, tha Orhan Murtezani nga Alternativa.

“Deklarimet e kreut të Bashkimit Demokratik per Integrim janë pa sinqeritet dhe joserioze. Bashkimi Demokratik per Integrim ka humbur kredibilitetin politik për të komentuar veprimet e partive tjera politike. Ata është mirë të japin llogari se çka kanë bërë për 16 vite sa janë në pushtet qendror dhe si kanë arritur kaq shumë të reduktohen, pra fajin le ta kërkojnë te vetja dhe mos merren më partitë e tjera”, deklaroi Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa.

“Bashkimi Demokratik per Integrim – Nëna e madhe? Asnjëherë… Gjatë qeverisjes se Bashkimit Demokratik per Integrim, kane vuajtur shume nëna shqiptare për djemtë e tyre që kane qenë neper burgje si te pafajshëm. Shumë nëna vuajnë edhe sot kur fëmijët e tyre po braktisin vendin, sepse nuk po gjejnë jetë të mirë dhe janë pa perspektive. Bashkimi Demokratik per Integrim mund të jetë vetëm nëna e pushtetarëve por jo edhe e shqiptarëve“, pohoi Flakron Bexheti nga ASH.

ASH, BESA dhe Alternativa janë shprehur kundër Bashkimit Demokratik per Integrim, por ato nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për koalicion trepalësh./TV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu