Baton Haxhiu tregon prapaskenat e takimit Haradinaj – Macron: Nuk kisha parë nervozizëm më të lartë, i bëri të qarta dy zgjidhje Ramushit

Analisti i njohur Baton Haxhiu ka zbardhur detaje të reja nga Samiti i Berlinit me liderët ballkanik, mes tyre kryeministri Rama, kryeministri Haradinaj dhe presidenti Thaçi.

I ftuar në Real Story me Sokol Ballën, Haxhiu u shpreh se nervozizmi në takim mes Macron dhe Haradinaj ishte më i larti që ai kishte parë ndonjëherë.

Sipas analistit, Macron i bëri të qarta 2 zgjidhje kryeministrit Haradinaj, ndërsa theksoi se nervozizmi nis fill pas atij takimi me delegacionin e Kosovës.

“Në një takim nuk kisha parë nervozizëm më të lartë se ai në mbyllje të Samitit. 

Macron ofroi një zgjidhje për taksën. I tha Haradinajt: Do ta pezullosh për kaq muaj. 

Ke dy zgjidhje: 1- pezullo taksën dhe problemin me Serbinë do ta zgjidh brenda 3 muajve dhe 2- nëse nuk ka progres vendose taksën dhe unë të liberalizoj vizat.

 Aty filloi nervozizmi me delegacionin e Kosovës”, përfundoi Baton Haxhiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu