Bayern Munich i cakton çmimin Robert Lewandowskit, nuk negocion nën atë vlerë

Vazhdon ‘loja e shahut’ mes Bayern Munich dhe Barcelonës për transferimin e Robert Lewandowskit.

Futbollisti përmes përfaqësuesit të tij e ka bërë shumë të qartë qëndrimin për t’u larguar nga klubi bavarez në fund të sezonit, duke refuzuar fillimisht ofertën e rinovimit që i është bërë dhe më pas duke treguar se ai do të largohet në një tjetër klub tjetër.

Barcelona është kandidati kryesor. Agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, ka kohë që flet për këtë mundësi me Joan Laporta.

Me lojtarin nuk do të ketë asnjë problem për të arritur një marrëveshje sepse gjithçka tashmë është negociuar, por problemi është Bayern Munich, i cili nuk do ta bëjë të lehtë lirimin e lojtarit.

Barcelona e di tashmë se ka një çmim minimal që klubi gjerman nuk e ka ndërmend ta ulë: 50 milionë euro.

Klubi azulgrana nuk është i gatshëm ta paguajë këtë shifër, pasi mendon më së shumti 40 milionë euro duke përfshirë bonuset.

Bayerni nuk ka ndërmend ta shesë futbollistin për këto para dhe nuk planifikojnë të takohen me Barcelonën nëse oferta nuk arrin bë shumën minimale.

Bayern Munich nuk ka shumë zgjidhje pasi Erling Haaland ka shkruar te Manchester City. Tani flitet për Sasa Kalajdzic, qendërsulmues i Stutgartit, ndërsa në listë është edhe Darëin Nunez./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu