BDI dhe PDSH debat për projektet shqiptare

Propozim buxheti i Qeverisë për vitin 2017 është monoetnik për PDSH-në, ndërsa i balancuar dhe proporcional për BDI-në. Me këto vlerësime deputetët e partive shqiptare në Kuvend kanë zhvilluar debatin për buxhetin e vitit 2017. Deputeti Ernad Fejzullhu nga PDSH, ka akuzuar BDI-në se vetëm 3% të buxhetit e kanë siguruar për shqiptarët. Akuzat e këtilla i ka quajtur të pabaza deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili, duke thënë se deputetët e PDSH-së flasin pa argumente dhe pa fakte.
“Në batë të analizave të ekspertëve, 97 për qind të këtyre projekteve shjkojn[ë për projekte monoetnike maqedonase dhe në vendbanimet maqedonase. Partneritet është tre përqindëshi me 97 për qindëshin”, tha Ernad Fejzullahu, PDSH.

“Nëqoftëse dilni me shifra konkret atëherë mund të ballafaqohemi dhe mund të debatojmë, por derisa dilni me shifra të sakta dhe reterime, njëni 1 për qind, tjetri 3 për qind, tjetri 5 për qind, tjetri 8 për qind, atëherë ne realisht ju marrim joserioz në këto vlerësime të juaja”, deklaroi Rexhail Ismaili, BDI.

 Gjatë replikave, deputeti Ernad Fejzullahu ka akuzuar deputetët dhe Ministrat e BDI-së se mendojnë njëjtë si ministrat e VMRO-DPMNE-së, ndërsa deputeti Rexhaili, ka akuzuar PDSH-në se gjatë gjashtë viteve në pushtet, që nga formimi i partisë, ka realizuar vetëm një projekt.

“Nuk është aspak shqetësuese 8 vjet voton Shkupin 2014, nuk është në gjendje të votojë një usjellës në fshatin e tij Sllupçan 100 mijë euro, voton muzeun e VMRO-së në Shkup nuk voton rrergullimin e rrugës në Slloupçan, ça flet, edhe një herë e vërteton se jo që mendon si VMRO-ja por edhe funksionon si VMRO-DPMNE-ja”, tha Fejzullahu nga PDSH.

“PDSH-ja gjatë periudhës sa ka qenë në pushtet gjashtë vite, dy mandate, një katër vjeçar dhe një dy vjeçar, në formë jolegjitime dhe jolegale, ka realizuar një projekt, dhe atë e përmendi, universitetin e Evropës Juglindote dhe atë nuk e ka realizuar me pare të buxhetit, me pare të shtetit, por e ka realizuar me donacione dhe mjete të cilat vijnë nga burime të destinuara nga jashtë enkas për këtë universitet”, tha Ismaili.

Në seancën e Komisionit për Financim dhe Buxhet, në propozim buxhetin e Qeverisë për vitin 2017 nga PDSH dhe LSDM njoftuan se do të propozojnë qindra amendamente, ndërsa BDI dhe VMRO, u shprehën se e mbështetin propozimin e Qeverisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu