BDI-ja dëbon Tetovarët nga vendi i tyre

Kjo nuk është katastrofë natyrore që vjen nga Zoti por është katastrofë njerëzore që vjen nga BDI-ja e Ali Ahmetit. Nëse në Hasanbeg vërshimet dëbuan njerëzit nga shtëpitë e tyre në Tetovë është BDI-ja e cila dëbon tetovarët nga vendi i tyre. Për cka bëhet fjalë?

Gjashtë (6) administrator të punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike në Tetovë që kanë zyrat në objektin e komunës së Tetovës me vendim të strukturave të BDI-së transferohen nga vendi i tyre i punës në Tetovë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike në Shkup pa asnjë shkas, por vetëm se nuk janë të angazhuar politikisht por e bëjnë punën e tyre profesionale.

Por kjo nuk është hera e parë që këta 6 administrator janë bërë element talljeje nga ana e disa strukturave të BDI-së. Ata në vitin 2008 u larguan nga puna pa asnjë motiv ndërsa përsëri u kthyen me vendim të Gjykatës në punë. Por që ironia të jetë më e madhe këta nga vendi i tyrë i punës në Tetovë dërgohen të punojnë disa vitë në Shkup dhe atë më rrogë 30%-50% më të vogël se administratorët maqedonas. Në kohën e të ndjerit zv/drejtorit Argëtim Hasanit nga Struga ata kthehen në Tetovë ku edhe marrin vendime për të punuar në Tetovë por këto vendime tani i kanë bërë të pavlefshme dhe tani përsëri i kthejn në Shkup.

Për këtë veprim të strukturave të BDI-së do të njoftohen të gjithë përfaqësitë diplomatike në Shkup ndërsa administratorët paralajmërojnë se do të bëjnë grevë kundër këtij vendimi që i poshtëron disa vite më rradhë./shqipmedia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu