Partia Bashkimi Demokratik për Integrim, ka shpallur listat për zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit që do të mbahen në Maqedoni.
Mësohet se në njësinë zgjedhore numër 1, kryesues i kësaj liste do të jetë deputeti Artan Grubi, në njësinë zgjedhore 2 do të jetë Ejup Halimi, në njësinë zgjedhore 3 do të jetë Nafi Durmishi, Artin Spahiu do të jetë në njësinë zgjedhore numër 4, Agim Shaqiri do të jetë në njësinë numër 5 dhe kryetri i BDI-së, Ali Ahmeti do të kryesojë listën për njësinë numër 6, transmeton Tetova sot.