BDI zgjodhi kandidatin për komunën e Bogovinës

BDI në Bogovinë ka zgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet lokale të tetorit. Bëhet fjalë për inxhinierin Besnik Emshiu, i cili njëkohësisht është edhe kryetar dege.

Lajmi është publikuar në rrjetet sociale të degës së kësaj partie, ku shpaloset edhe biografia e kandidatit.

Besnik Emshiu i lindur në fshatin Bogovinë. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e ndoqi në gjimnazin e Tetovës ,,Kiril Pejcinoviq” , ku më vonë zhvendoset drejt Prishtinës për të ndjekur studimet e larta në Fakultetin Teknik në Prishtinë, në drejtimin e makinerisë. Me profesion është magjistër i makinerisë. Karrieren e filloi duke u punësuar për herë të parë në shkollën e mesme të mjeksisë ,,Nikolla Shtejn” në Tetovë ku dy vite punoi si profesor i matematikës , pastaj angazhohet në shkollën e mesme profesionale ,,Mosha Pijade” në Tetovë si profesor i lëndëve profesionale të makinerisë ku edhe sot është i angazhuar.

Nga viti 2016 deri më sot angazhohet si profesor part-time në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të Tetovës në drejtimin e inxhinierisë së Komunikacionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu