BDI zyrtarisht demanton se është arritur ndonjë marrëveshje

18:00– Rafiz Aliti nga BDI, për Portalb demantoi se është arritur ndonjë marrëveshje.

“Jo” -shkurt ësht deklaruar për Portalb Aliti, nëse eventualisht ka rezultat nga mbledhja e partisë e cila po vijon.

17: 09– Portalb.mk ka inçizuar pjesë nga debati i brendshëm i BDI-së, ja çfarë u ka thënë Ahmeti bashkëpartiakëve:

“Përpjekjet maksimale bëhen, në radhë të parë, për sigurinë në vend. BDI me kujdes përcjell zhvillimet politike, brenda dhe jashtë vendit. Ne do të vazhdojmë të analizojmë, t’i përpunojmë të gjitha ato çështje për të cilat dje kemi debatuar dhe sot në imtësi të nxjerrim edhe konkluzione”, tha Ahmeti, raporton Portalb.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu