“BE dhe NATO si Hitleri”, Lavrov: Po përgatisin luftë kundër nesh

Sot është shënuar dita e 121-të e luftës Rusi-Ukrainë ndërsa në zhvillimet e fundit raportohet se forcat ukrainase janë urdhëruar të tërhiqen nga qyteti strategjik Severodonetsk në rajonin Luhansk, sipas mediave të huaja.

Ndërkohë në krahun tjetër, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka ngritur tonin duke krahasuar BE-në dhe NATO-n me Hitlerim në Luftën e Dytë Botërore. Ai tha se ata po përgatisin një sulm ushtarak ndaj Rusisë.

“BE dhe NATO po krijojnë një koalicion për të bërë një luftë kundër Rusisë”, tha Lavrov.

Më tej ai shtoi se edhe Adolf Hitleri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore mblodhi një numër të konsiderueshëm të vendeve europiane nën flamurin e tij për një luftë kundër Bashkimit Sovjetik.

“Ne do të vëzhgojmë nga afër situatën”, shtoi Lavrov, duke folur në një konferencë për shtyp në Baku pas takimit me ministrin e jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu