Befason Cristiano Ronaldo, i bën ftesë artistit të baladave për të kënduar në ditëlindjen e tij

Mund të duket e pabesueshme, por Cristiano Ronaldo është fans i njërit prej kënëgëtarëve më të mirë të baladave, James Arthur.

Shoku i mirë i këngëtarit, Olly Murs ka zbuluar se sulmuesi i Manchester United i ka dërguar mesazhe James në Instagram për të parë nëse ai do të mund performonte në festën e ditëlindjes së tij, shkruan The Sun.

“Ai më tha se Ronaldo po i dërgonte mesazhe sepse dëshiron që ai të këndoi në festën e ditëlindjes së tij”, shpjegoi Olly pasi u shoqërua me James në Soçer Aid muajin e kaluar. Më tej, miku i këngëtarit theksoi se do të donte ta takonte CR7 dhe pse jo të bënte një foto si kujtim.

Do të më pëlqente të bëja një fotografi me të dhe t’ua tregoja fëmijëve të mi në të ardhmen sepse ai është një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Unë dua t’u them nipërve dhe mbesave të mia se kam takuar Cristiano Ronaldon, kështu që unë do t’i bëjë presion Fletch gjatë dy viteve të ardhshme, kur ai është në klub për të provuar që të takohem me atë”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu