Befason Suarez: Këta janë pesë sulmuesit më të mirë të të gjitha kohëve

Luis Suarez, në një intervistë të bërë së fundmi, ka zbuluar pesë sulmuesit më të mirë të të gjitha kohëve sipas tij. Uruguaiani e ka nisur nga fundi, teksa si numrin 5 të renditjes ka vendosur brazilianin Romario.“Mendoj se Romario është i pesti.

Kishte një finalizim fantastik”, shprehet shkurt “El Pistolero”.Më pas, të katërtin në këtë renditje, Suarez vendos një emër të madh si Ronaldo fenomeni, duke i surprizuar të gjithë, pasi braziliani njihet si një ndër më të mëdhenjtë e historisë, ndërsa për uruguaianin meriton vendin e katërt.

“Mendoj se i katërti është Ronaldo. I shëndoshi (qesh). Ronaldo i parë, braziliani. Ka qenë vërtet i mirë. Shumë i shpejtë, inteligjent dhe finalizimin e kishte perfekt. I kishte të gjitha. Vërtet një lojtar i mirë”, shprehet Suarez.Vendin e tretë për sulmuesin e Barcelonës e mban Diego Forlan.

“Sipas mendimit tim, njëri nga më të mirët që kam parë në karrierën time është Diego Forlan. Kam luajtur me të dhe është me të vërtetë një sulmues i mirë. Ai luan për ekipin dhe është i kthjellët në lojë. Një sulmues që shënonte shumë dhe godiste shumë, kjo është ajo që duhet”.I dyti në renditjen e Suarezit është Gabriel Batistuta.

“Numri dy mendoj se është Batistuta. Ka qenë lojtari im i preferuar kur kam qenë fëmijë. Numër ‘9’ mjaft i mirë në zonë, madje gjuante edhe goditjet e dënimit. E dashuroja karakterin e tij”.Numri një në listën e Suarezit është Lionel Messi. “Pastaj, numri një për mua është Lionel Messi, sepse është një ndër më të mirët në Botë. Një vendim i lehtë për mua”, përfundon uruguaiani.Ajo që ra në sy në këtë listë është lënia jashtë e Cristiano Ronaldos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu