Begaj u betua dhe u bë presidenti i tetë i Shqipërisë, pas rënies së komunizmit

Në Shqipëri është betuar sot presidenti i ri Bajram Begaj. Ai do të jetë presidenti i tetë i vendit. Begaj u zgjodh president më 4 qershor të këtij viti, me 78 votat e deputetëve të Kuvendit në raundin e tretë, pasi Partia Socialiste në pushtet dhe Partia Demokratike opozitare nuk ranë dakord për zgjedhjen e një personi konsensual për kryetar, transmeton InfoShqip.

PD nuk e votoi Begajn dhe e quajti jokushtetues emërimin e tij. Begaj, i cili me profesion është mjek, vjen si president nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ai merr detyrën nga Ilir Meta, presidenca e të cilit është karakterizuar nga përplasjet me qeverinë e Edi Ramës dhe beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Pozicioni i presidentit në Shqipëri është kryesisht ceremonial, por ai ka kompetenca në përcaktimin e drejtimit të përgjithshëm të politikës së jashtme dhe sigurisë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu