Sllagjana Dimishkova, Cvetin Çilimanov, Goran Tërpenovski dhe Lubomir Kostovski janë katër anëtarët e ad hoc trupit të cilët janë propozuar nga partitë, kanë bërë të ditur nga Agjencioni për shërbime audio dhe audiovizuele për REL, transmeton SHENJA.
Dy emrat e pare janë të propozuar nga VMRO-DPMNE ndërsa dy të tjerët janë propozuar nga LSDM.
Partitë siç mësohet emrat i kanë dorëzuar në formë elektronike gjatë ditës së djeshme.
Sipas ndryshimeve në Ligjin për Kodin Zgjedhor anëtari i pestë i cili nuk është propozim partiak, do të duhet të dakordohet mes përfaqësuesve partiak, ndërsa drejtori i agjencisë ta emëroj më së voni deri në 15 ditë pas emërimit të tij.
E tërë procedura duhet të përfundojë deri më 20 gusht.