Ndërkohë që ishte fashitur disi skandali i përgjimeve të ish-ministrit Tahiri pas sharjeve të Ramës ndaj gazetarëve dhe ngjarjeve të tjera që rrodhën më pas, ai ka reaguar sërish.
Përmes një videoja të përgatitur nga CNN, ku thuhet se mbi të gjitha u duhen vënë rëndësi fakteve, Tahiri i falenderon të gjithë për urimet që i kanë bërë.
Ish-ministri akuzohet se ka ndihmuar klanin e Habilaj për të trafikuar tonelata me drogë dhe armë në Itali.
Ndër të tjera ata e përmendin në përgjime se i kalojnë atij shuma të mëdha parash, ndërsa prokuroria dhe ish-policë e akuzojnë se ka vënë makinën e tij në dispozicion të trafikantëve për të trafikuar drogë në Greqi dhe Itali. /albeu










