Bëhet milionere familja që jetonte afër ‘Stamford Bridge’, kjo është arsyeja

Chelsea prezantoi një projekt fantastik pak kohë më parë, për rikonstruksionin e stadiumit “Stamford Bridge”.

Por, një familje që jeton shumë pranë stadiumit, pretendonte se nuk jepte miratimin e vet në Këshillin Bashkiak, me pretendimin se ndërtesa e madhe i pengon dritën e diellit.

Çifti që jetonte në atë banesë, kërkonte një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh, që të lejonte ndërtimin e impiantit të ri.

Ishte klubi londinez, ai që mendoi t’i ofronte vetëm 1 milionë stërlina dëmshpërblim çiftit, por ata refuzuan dhe e vazhduan këtë luftë në gjyq.

Por, më në fund, rruga e punimeve është hapur, duke qenë se palët kanë rënë dakord për një shifër të madhe parash. Edhe pse është e mbajtur sekret, shifra duket se i kalon 1 milionë stërlina.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu