Behgjet Pacolli zbulon projektin: Kështu do të ndërtohen banesat në Thumanë (FOTO)

Zëvendëskryeministri i Kosovës Pacolli ka dhënë lajmin për përfundimin e projektit për ndërtimin e shtëpive në Thumanë për banorët e prekur nga tërmeti.

Përmes një postimi në “Facebook”, Pacolli ka ndarë disa foto nga projekti, ndërsa ka shkruar se çdo është mbyllur në një kohë rekord.

Shtëpitë do të jenë 3-katëshe dhe do të kenë disa hyrje brenda tyre. Po ashtu, në kompleksin e quajtur “Thumana” do të ketë edhe hapësira shplodhëse

“Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë.

Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”, ka shkruar Behgjet Pacolli.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu