Bejta-Besës: Jam me popullin shqiptar

Lëvizja Besa i ka drejtuar një pyetje kreut të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejtës, nëse është me VMRO-në apo me LSDM-në, ky i fundit ka thënë për mediet se është me popullin shqiptar.

“Nevzat Bejta është me BDI-në, me shqiptarët dhe shoqërinë në përgjithësi”, ka thënë ai.

Dje, nga Lëvizja Besa thanë se “kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta, në reagimin e tij të djeshëm përmes portalit ‘Flaka’, nuk e mohon dhe nuk jep përgjigje në pyetjen se pse vazhdon akoma të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në në Këshillin Komunal të Gostivarit, ndërsa në opinion shtiret se është për koalicion me LSDM-në”.

Bejta tha se “Lëvizja (pa) Besa të flasë hapur se ku i ka interesat që sulmon kundërshtarët e Gruevskit, si unë? Mos Besa i është dhënë Gruevskit si në nivel qendror edhe lokal? Asgjë nuk mund të shpjegohet ndryshe”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu