Bekim Haxhiu: PDK nuk e jep më postin e kryeministrit, Haradinaj e shkeli besimin tonë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, sot në emisionin “Dossier D”, ka thënë se Ramush Haradinaj e shkeli besimin e PDK-së  kur dha dorëheqje pa marrëveshje.

Ai po ashtu ka deklaruar se partia e tij nuk do ta fal më postin e kryeministrit siç ka bërë më herët.

“Ai shkeli mirëbesimin pasi ne i kemi dhënë mandatin. Dihet se PDK është partia më e madhe brenda PAN-it dhe i ka dhënë mandatin Ramush Haradinajt për kryeministër. Ka qenë shumë njerëzore dhe e sinqertë që Haradinaj të ulej me kryetarin Veseli dhe zëvendëskryeministrin Limaj dhe të diskutojnë situatën pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale”, tha ai.

Haxhiu thotë se për zgjedhje ka pasur votim në Këshillin e Përgjithshëm dhe është vendosur unanimisht që të shkohet në zgjedhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu