Bekim Sali: Ne i kemi parë pishinat e Ganiut nëpër mahalla, u detyruam të ecim me çizme

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Çairit, Bekim Sali në TVM2, tha se ata kanë thënë se çdo i ri në Çair duhet të merret me ndonjë lloj sporti.

Ai pyeti Visar Ganiun nëse i ka ra pishman me deklaratën se çdo lagje do të bëhet me pishinë, ndërsa nuk ka arritur ta realizojë asnjërën prej atyre që ka premtuar në vitin 2017.

“Ne nuk kemi arrit të shohim asnjë gozhdë në pishinën e premtuar. Ne i kemi parë pishinat e Ganiut nëpër mahallah, dhe aty me një rast ishim të detyruar të ecim me çizme. Kemi evidencë që gjatë fushatës është bërë investim si rezultat i punës tonë dhe vizitës, përndryshe ajo mëhallë ka jetuar në baltë”, ka thënë Sali, duke shtuar se ata kanë premtuar ndërtimin e sallës së Partizanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu