Bela: Ja si po rrjepin shqiptarët në Maqedoni

Valon Bela shkruan në profilin e tij në Facebook se qytetarët në Maqedoni po rrjepen në mënyra të ndryshme, transmeton TetovaSot.

“Rrjepja e qytetarëve:

Ti paguan para të thata (tatim në pronë) për shtëpi edhe pse je TI pronarë i shtëpisë.
Paguan para të thata për mundin vjetor që e ke bë për t’i fitu paratë e tua (tatim n’fitim).
Paguan për plehra.
Paguan për ujë.
Paguan për rrymë.
Paguan provizion për çkado dhe kudo; postë, bankë, etj.
Paguan taksë radiodifuzive për kanal televiziv që kurrë nuk e shikon.
Paguan dritat e rrugës tane.
Paguan për çertifikatë lindjeje, vdekje, martesore, etj.
Paguan për dokumentet; letërnjoftim e pasaportë.
Paguan TVSH-në e secilit produkt.
Paguan taksën rrugore (patarinën) për çdo shfrytëzim të ‘autostradës’.
Paguan sigurim të automjetit (taksë detyruese) që kurrë nuk e bën kompensimin siq duhet.”, shkroi Bela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu