Bellerin dhe Alonso prezantohen te Barcelona

Barcelona prezantoi sot Hector Bellerin dhe Marcos Alonso, dy transferimet e reja që performuan vetëm në fushë për tifozët. Të dy lojtarët u prezantuan nga presidenti Laporta dhe nisën aventurën e tyre, duke u treguar menjëherë entuziastë.

Ish-lojtari i Arsenalit tha: “Jam shumë i emocionuar për këtë moment. E kam veshur këtë fanellë shumë herë në akademi dhe tani jam kthyer në shtëpi për ta veshur përsëri në ekipin e parë.”

Marcos Alonso nga ana tjetër u shpreh kështu: “Të jem në këtë klub ka qenë një ëndërr që në fëmijëri, kur babai më solli në Spanjë.”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu