Benzema, heroi i Real Madridit: Kampioni në fuqi fiton në udhëtim te Espanyoli

Real Madridi ka marrë tre pikë të mëdha në udhëtim te Espanyoli në kuadër të javës së tretë në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 3-1. Pas vetëm 12-të minutash lojë, Los Blancos kaluan në epërsi me golin e Vinicius Junior, me Aurelien Tchouamenin që ishte asistuesi.

Por, mbretërit nuk ia dolën të mbanin epërsinë qysh në pjesë të parë, pasi Espanyoli i barazoi shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Joselu (43’).

Në 45 minutat e dytë, ishte lojë e dominuar nga mysafirët, dhe me çka erdhi edhe u shënuan dy gola spektakolar.

Karim Benzema ia doli të shënonte në minutën e 67-të të takimit, por gjyqtari e anuloi për pozicion jashtë loje. Sulmuesi francez nuk u dorëzua dhe ia doli të shënonte golin e epërsisë, dhe atë e arriti në minutën e 87-të falë një asistimi brilant nga Rodrygo.

Por, lojtari më i mirë sipas UEFA-s, ia doli të realizonte edhe golin e dytë personal, tani nga gjuajtja e lirë në minutën e 90+10-të, për rezultatin final 3-1. Pas javës së tretë, Real Madridi është lider me nëntë pikë, aq sa ka edhe Real Betisi, e që në xhiron e katërt do të kenë pikërisht punë me ta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu