Benzema refuzoi ftesën e Makronit për finalen e Kupës së Botës

Fituesi i “Topit të Artë”, Karim Benzema, ka refuzuar ftesën e presidentit francez Emanuel Makron për të qenë pjesë e delegacionit të tij në finalet e Kupës së Botës. Sulmuesi u përfshi në skuadrën e Didier Deshampit, por u lëndua pak para fillimit të Kupës së Botës. Trajneri i “gjelave” nuk thirri një lojtar të ri në vend të tij dhe rikuperimi i Benzemës, i cili tashmë po stërvitet me shpejtësi me Real Madridin, ka nxitur spekulimet se Deshamp mund ta përfshijë atë në skuadrën për finalen me Argjentinën.

Mirëpo, kjo nuk ndodhi dhe sulmuesi publikoi një mesazh të shkurtër me tekstin: “Nuk jam i interesuar”. Mediat franceze e interpretuan si dëshmi të konfliktit të tij me trajnerin Deshamp.

Makron ftoi të gjithë lojtarët e dëmtuar të Francës në delegacionin e tij. Poll Pogba, N’Golo Kante dhe Kristofer Nkunku me siguri do të jenë në tribunë përkrah presidentit. Dy të parët janë tashmë në Katar dhe sulmuesi i Leipzig po udhëton me avionin e Makronit. Lukas Hernandez, i cili nuk mori leje nga Bajern Munich, nuk do të jetë i pranishëm dhe vet Benzema vendosi të mos ishte në tribunat e stadiumit “Lusail”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu