Benzinat lirohen për një denarë, ndërsa dizeli gjysmë denarë për litër

Benzinat dhe ekstra vaji i lehtë për amvisëri prej sonte në mesnatë lirohen për një denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit ulet për gjysmë denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,06 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë EUROSUPER BS-95 do të arrijë 80 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 82 denarë, Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-10) për 76,5 denarë, ndërsa EURODIZEL (D-E V) për 77,5 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-së për 0,411 denarë për një kilogram ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 43,332 denarë.

Nga KRRE, theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë ulje te benzinat mesatarisht për 1,435 për qind, ndërsa dizeli për 5,152, te ekstra vaji i lehtë për 1,608 dhe te mazuti për 1,143 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin për të cilin ishin formuar çmimet me llogaritjen paraprake është më i ulët për 0,06 për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu