Beogradi e ‘mëson’ BE-në: Këtë duhet ta bëni pasi po na e kërkoni njohjen e Kosovës

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq thotë se nëse Serbisë i kërkohet ta njohë pavarësinë e Kosovës për hirë të anëtarësimit në BE, atëherë BE-ja duhet ta ndryshojë pozicionin zyrtar negociues për Serbinë.

Këto komente Brnabiq i ka bërë në Forumin e Prespës.

“Dëgjuam dje se Serbia nuk duhet të befasohet që më tepër njerëz nga BE-ja ta shprehin se s’mund të bëhet anëtare e BE-së nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”,tha ajo.

Brnabiq tha se kjo ndryshon qëllimet duke theksuar se qëndrimet e tilla janë thënë nga presidenti kroat Milanoviq dhe kancelari gjerman Scholz.

“Kjo është ndryshe nga ajo që kemi në qëndrimin zyrtar negociues të BE-së për Serbinë, tha Bërnabiq dhe i tregoi publikut qëndrimin zyrtar të BE-së dhe kapitullin 35, ku flitet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe Kosova është e shënuar me një fusnotë. Në dokument përmendet Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila thotë se Kosova është pjesë “integrale e Serbisë”, gjegjësisht garantohet integriteti territorial i Serbisë brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Nuk është se Serbia dëgjon diçka të re, por asnjëherë zyrtarisht nga askush nga BE-ja se do të jetë një kërkesë për t’u anëtarësuar në Union”, tha Bërnabiq dhe theksoi në atë rast pozicioni negociues i BE-së do të duhej të ndryshonte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu