Beqiri: Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Parkut të Haraçinës po realizohen një sërë përmbajtjesh rekreative

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se po vazhdojnë me intensitet punimet për ndërtimin e Parkut të Haraçinës, një projekt që synon krijimin e një hapësire moderne për rekreacion dhe argëtim të qytetarëve.

Sipas Beqirit, në këtë fazë të punimeve po ndërtohen këndi i lojërave për fëmijë, fitnesi i hapur, stadiumi, shatërvanët, shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe përmbajtje të tjera rekreative që do ta shndërrojnë parkun në një hapësirë funksionale dhe bashkëkohore.

Ai theksoi se realizimi i këtij projekti është pjesë e angazhimit të komunës për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve dhe për të krijuar më shumë hapësira të gjelbra.

“Haraçina nuk ndryshon me fjalë, por me punë. Ky është vetëm një tjetër hap drejt një komune më të rregullt, më të gjelbër dhe më të bukur”, ka shkruar Beqiri në njoftimin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu