Bëri shqiponjën në Greqi dhe e kritikuan, reagon Era Istrefi (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi dhe motra e saj, këngëtarja Nora Istrefi, zgjodhën një formë të veçantë për të uruar festën e 28 nëntorit.

Ato pozuan së bashku në Athinë të Greqisë, duke bërë së bashku shqiponjën me duar.

Dy motrat bukuroshe gjithashtu mbanin në kokë dy plisa, për të treguar kështu edhe më shumë ndjenjat e tyre patriotike.

Një gjest i tillë duket se ka zemëruar në masë të madh ndjekësit grekë të këngëtares Istrefi në rrjetin social Instagram.

Njëri prej tyre, kishte komentuar në mbishkrimin e fotografisë, duke shkruar: “Unë jam një greke, dhe nuk më pëlqen kjo gjë. Më vjen keq”.

Ndërkohë, nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja e Erës, e cila në replikën e bërë ndaj fansit, i ka shkruar atij arsyet e vërteta se pse ndodhet në Greqi, dhe e bëri shqiponjën atje.

“Ndodhem këtu për një udhëtim pune, po festoj Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë këtu. Jam artiste, jo politikane. I dua të gjitha shtetet dhe u uroj të gjithëve paqe dhe mirëqënie. Prandaj nuk ka disrespekt për asnjë. Ka vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe vendin tuaj të bukur. Le të qëndrojmë së bashku, të mos lemë asnjë apo asgjë të hyjë mes nesh. Paqe!”, ka qenë përgjigja e Era Istrefit.

Kujtojmë që e njëjta këtë viti ka bërë krenarë gjithë shqiptarët me paraqitjen e saj spektakolare në finalen e Kampionatit Botëror 2018 në Rusi, ku performoi krah artistëve Nicky Jam dhe Will Smith këngën përcjellëse të kampionatit, “Live it up”.

 

View this post on Instagram

 

Krenarë ku’do që jemi👐🏻

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu