Berisha e tregon: Ja çka do mer Edi Rama nga Greqia në këmbim të detit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar sot në Ora news, gjatë një interviste për gazetarin Everest Dedaj, se Rama po i shet detin Greqisë për të marrë hapjen e negociatave.

Sipas tij grupi negociator po punon kundër Shqipërisë.

‘Rama po bën gjithçka tu shesë detin grekëve që të marrë hapjen e negociatave. Janë vetë negociatorët që shpjegojnë qartë se deri para një jave është bërë një takim me palën greke të cilët kanë dorëzuar marrëveshjen me urdhrin e prerë që mos përdoret fjala EKITI, as fjalën konçension por vetëm fjalën MERRENI, kjo është marrëveshja.

Shqiptarët duhet të dinë se kompjuteri me të cilin do të bëheshin përllogaritjet është blerë në 26 maj, gjithçka tjetër është bërë në favor të palës greke, siç është spiuni Meçollari, i cili kërcënooi anëtarët e tjerë të ekipit’, theksoi Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu