Berisha largohet nga Atalanta, mbetet sërish në Serinë A

Klubi italian, SPAL është duke u përgatitur për ardhjen e portierit nga Kosova, Etrit Berisha.

Berisha i cili u largua nga Atalanta gjatë ditës së sotme, pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te SPAL-i të enjten, raporton Zëri.info.

Pas një edicioni me batica dhe zbatica dhe humbjes së vendit të titullarit nga Gollini, Berisha ka vendosur të ndryshojë ambient.

Me largimin e Vivianos i cili u rikthye në Sporting, SPAL-i ka kërkuar që vendin e tij ta zë Berisha, portier i Kombëtares shqiptare.

Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe të enjten do të kompletohen testet mjekësore.

Nëse gjithçka shkon mirë, “Sky Sport” raporton se të enjten Berisha do të prezantohet te SPAL-i, skuadra e tij e re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu