Berisha mesazh për Vuçiqin: Do të ndëshkoheni për bëmat në Kosovë dhe Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Kukësi ku po mban foltoren e radhës, pati një paralajmërim për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se ndëshkimi për të gjitha kr imet që Serbia ka kryer në Kosovë e Shqipëri, është shumë afër.

“Garantoj qytetarët e Lumës dhe dua t’i çoj mesazh Sllobodanit të ri që do të njihet i gjithë gje noc idi serb ndaj shqiptarëve nga 1970 deri në 1999, përfshirë gj eno cidin e Lumës, më të egrin të luf tës ballkanike i dokumentuar. Përgatitu Sllo bodan se jo vetëm për kr imet në Kosovë edhe në Shqipëri do të ndëshkojnë Serbinë për kri met e shëmtuara. Nëse ne do të ngremë zërin do të dëno jmë gjen oc idin, e bëjmë këtë si kusht i të gjitha kushteve që Ballkani të ketë paqe”, tha Berisha.

Ndërsa e konsideroi kryeministrin Edi Ramën “vas al” të Beogradit, ai e akuzoi atë se në këto tetë vjet nuk ka ndjekur nismën e Berlinit, por të Beogradit:

Edi Rama në këto tetë vjet në vend që të ndjekë nismën e Berlinit që e udhëheq Gjermania, ndoqi nismën e Beogradit. Edi Rama nisma e Beogradit është vas alit et, është arm iqësi për Kosovën dhe rrethim i hapur ndaj Kosovës. Ndaj dhe kohërat janë kritike dhe vendimtare”, u shpreh Berisha./Tch


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu