Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në dy komunat me shumicë shqiptare, Tetovë dhe Çair, si dhe ka analizuar kritikat dhe reagimet negative nga Maqedonia e Veriut.
Berisha me anë të një postimi në Facebook, ai u shpreh se deklarata e albanofobit të pakorrigjueshëm Vuçiç është e dënueshme.
Ndërkohë sa i përket reagimit të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Berisha e cilëson të nxituar dhe lëndues.