Berisha pret rezultatin me një mesazh për NATO-n

Ndërsa numërimi i votave po vijon në Tiranë dhe Durrës, ku kryesojnë deri më tani socialistët, ish-kryeministri Sali Berisha ashtu si kryetari i PD Lulzim Basha kanë vendosur ta presin në heshtje rezultatin.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha është ndalur te stërvitja ushtarake e NATO-s ku merr pjesë ushtria e SHBA dhe 25 vendeve të tjera, anëtare te NATO-s.

Fillon ne Shqiperie stervitja ushtarake e NATO-s “Defender Europe 21”. Miq, ne Shqiperi ka filluar stervitja e madhe dhe e rendesishme e Aleances se Atllantikut te Veriut me pjesmarrje te rendesishme te ushtrise se SHBA dhe 25 vendeve tjera anetare te NATO-s.

Me kete rast le te pershendesim Aleancen e Atllantikut te Veriut dhe tju urojme nga zemra mire se ardhjen ne Shqiperi dhe suksese ne kete stervitje ushtareve dhe komandanteve te saj. Sb”, shkruan Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu