Berisha ultimatum Bashës deri në 5 Janar: Liro zyrën dhe bëj dorëzimet ose do të nxjerrim vetë

Grupi i Sali Berishës i njohur si Komisionit i Rithemelimit të PD-së shkoi sot në selinë blu për të njoftuar vendimin e fundit që kanë marrë duke i kërkuar Lulzim Bashës që të lirojë zyrën dhe të bëjë dorëzimet deri në datë 5 Janar 2022 në të kundërt e kërcënuan se do ta nxjerrin vetë.

Letrën e lexuar nga Belind Këlliçi me rezultatet e referendumit, do i dërgohet me postë Lulzim Bashës. Grupi i Sali Berishës nuk e njeh Lulzim Bashën për kryetar të PD-së që pas referendumit të 18 Dhjetorit.

“Referendumi u mbajt në 18 Dhjetor 2021 dhe rezultati i tij përfundimtar sanksionon se 43385 demokratë vendosën për shkarkimin tuaj (Lulzim Bashës) nga detyra e kryetarit të partisë. Komisioni i Rithemelimit të partisë ju fton të njiheni me vullnetin e referendumit.

Kërkohet nga ana juaj të merrni masat për ta jetësuar vullnetin e demokratëve duke liruar ambientet e punës së kryetarit të partisë dhe kryer dorëzimet përkatëse deri në 5 Janar 2022. Refuzimi i vullnetit të demokratëve do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vullnetit të saj” tha Belind Këlliçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu