Bërnabiç akuzon Kurtin për mosrespektim të të drejtave të joshqiptarëve në Kosovë: Serbëve ua solli paqen Vuçiçi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka deklaruar se prioritet i Qeverisë serbe është mbrojtja e serbëve në Kosovë.

Bërnabiç ka thënë se nuk mund të ketë kompromis kur bëhet fjalë për “jetët e njerëzve” dhe se gjithçka që bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vitin 2022, tregoi se ai nuk respekton “të drejtat themelore të njeriut sa i përket serbëve, por edhe të joshqiptarëve të tjerë në Kosovë”.

“Viti filloi me heqjen e të drejtës së votës për serbët dhe përfundon me rrëmbimin e serbëve të pafajshëm dhe ndalimin e hyrjes së Patriarkut Porfirio”
, ka thënë kryeministrja serbe.

Sipas saj, Serbia dhe serbët kanë paqe vetëm falë presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Duke folur për rrugën evropiane, Bërnabiç vlerësoi se kjo rrugë është më e mira për Serbinë dhe se është në interesin më të mirë të popullit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu