Bërnabiq i kërkon Zaevit ta bindë Kosovën që ta heqë taksën 100%

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq i ka kërkuar homologut Zoran Zaevit që ta bind Kosovën për heqjen e taksës 100 %, për të cilën ka thënë se e ka dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme rajonin.

Ndërkohë, Zaev e ka përsëritur qëndrimin se vendosja e taksave është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me bashkëpunimin rajonal, sipas Procesit të Berlinit. “Bashkëpunimi rajonal është më i rëndësishëm se rritja e eksportit.

Ne jemi kundër taksave ndaj Serbisë dhe BeH. Në aspektin politik, si vend miqësor zgjidhja bilaterale është e pranueshme dhe e mbështesim”, ka deklaruar Zaev


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu