’kam asgjë të mirë të them për sjelljen e Evropës, për sjelljen e BE-së, dhe mbi të gjitha mendoj se ajo [marrëveshja e Brukselit] është çështje e BE-së. Nënshkrimi i tyre është në marrëveshjen e Brukselit”, tha Bërnabiqi.
Ajo shtoi se Kosova qartë po e shkel marrëveshjen e Brukselit, sepse “në veri nuk do të duhej të ishin njësitet speciale ROSU” dhe se “as pas nëntë vjetësh nga nënshkrimi i asaj marrëveshjeje nuk është formuar” Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Kryeministrja serbe vlerësoi se BE-ja “jo vetëm që po toleron të mos zbatohet marrëveshja e Brukselit tash e nëntë vite, por po hesht ndaj shkeljes së saj të qartë”.
“E më pas [BE-ja] thotë në njëfarë takimi në New York ku isha edhe vetë unë ‘çfarë do të mund të bënim që të shkojmë deri te de-eskalimi’. Do të mund ta respektonin fjalën e tyre, këtë do të mund ta bënin. Për fillim, pas pra gati nëntë vjetësh, të thoni, pasi që jeni garantues i marrëveshjes së Brukselit, të garantoni zbatimin e saj, dhe krejt kjo që e kemi tani do të zhdukej për pesë minuta”, deklaroi shefja e qeverisë serbe.










