BESA detyron mediat e BDI-së ta demantojnë vetëveten (FOTO)

Portalet e afërta me BDI-në janë detyruar të demantojnë vetëveten lidhur me raportimin për tubimin e sontëm madhështor të Lëvizjes BESA në Shkup. Portalet në fjalë fillimisht publikuan fotografi nga momentet para fillimit të tubimit kur simpatizantët sapo kishin filluar të grumbullohen dhe vendosën tituj se “dështon tubimi i Lëvizjes BESA”. Por me afrimin e momentit të fillimit të fushatës dhe deri në fund fotot e publikuara nga mediat e tjera dhe pamja në vend të ngjarjes i detyroi ata të demantojnë vetëveten. Të detyruar nga presioni i opinionit dhe të demantuar nga pamjet që vërshuan rrjetet sociale, në fund edhe mediat e BDI-së e demantuan vetëveten dhe publikuan fotografitë reale për tubimin madhështor të Lëvizjes BESA në Çairçankë të Shkupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu