Besa dhe Aleanca në koalicion? Arianit Hoxha tregon se kur do takohet me Taravarin

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, ka deklatuar se janë në kontakt me Arben Taravarin, sekretar gjeneral në ASh. Hoxha për gazetën “Lajm” ka shtuar se sot ose nesër pritet që të takohen me Taravarin, për të parë qëndrimet e koalicionit se a do ta mbështesin Bilall Kasamin kundër Teuta Arifit në rrethin e dytë për Tetovën.

Me sekretarin gjeneral të ASh-së, sot brenda ditës eventualisht nesër do të realizojmë takim. Komunikimin e kemi vendosur dhe e kemi pasur rregullisht për nivele politike. Nuk dua të hyjë ne detaje për shkak se njëherë duhet t’i shohim pozicionin në të cilat ndodhemi. Absolutisht është shumë e rëndësishme që të dihet edhe brenda koalicionit Aleanca dhe Alternativa cili është qëndrimi i tyre në këtë raport dhe absolutisht besoj se edhe ata duhet të thonë fjalën e tyre”, tha Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu