BESA e bën gati ‘armatën’ për të ruajtur votat në zgjedhje

Sot në ambientet e zyrës së Lëvizjes BESA në Tetovë u organizua një trajnim profesional për mbarëvajtjen dhe ecurinë e procesit zgjedhor në Maqedoni, që u bashkëorganizua nga Departamenti i Drejtësisë i Lëvizjes BESA – me eskspert të problematikës zgjedhore. Në këtë trajnim morën pjesë të gjithë kryetarët e këshillave komunale të BESËS nga e tërë Maqedonia.

Në fillim të pranishëmve iu drejtua kryetari i Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami, i cili u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, foli shkurtimisht për zhvillimet politike dhe për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, ndërsa në fund i dëshiroi punë të mbarë sesionit trajnues.

Tutje në këtë trajnim përfaqësuesit e këshillave komunal të BESËS u njoftuan më për së afërmi me procedurat e procesit zgjedhor, të drejtat dhe detyrimet e partive politike në procesin zgjedhor, e ku u shpreh gatishmëria e gjithëanshm e Lëvizjes për hyrjen në procesin zgjedhor.

Levizja BESA përmes këtyre trajnimeve të vazhdueshme po bën përgatitje në të gjitha drejtimet për sigurimin e votës dhe votuesve të saj, me qëllim që asnjë votë e vetme të mos keqpërdoret në zgjedhjet e 11 Dhjetorit, pasi këto zgjedhje – votime do të jenë ditë feste, me ç’rast shqiptarët e Maqedonisë do t’i thonë lamtumirë njëherë e përgjithmonë këtij regjimi që është në pushtet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu