“Besa” kërkon zgjedhje të parakohshme

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi përmes një statusi në Facebook ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas Azizit mos-marrja e një date për fillim të negociatave de-legjitimon pushtetin, andaj zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.

Data, integrimet,BE, procesi, na shurdhuan me parulla boshe, ndërsa në të vërtetë gjithçka e kanë për të mbrojtur pushtetin dhe të zhvatin deri në momentin e fundit.

Datë s’ka – Qeveria u de-legjitimua, prandaj zgjedhje të parakohshme një ditë e më parë, ndryshe këta vetëm se mund të na çojnë në humnerë”, ka shkruar në Facebook, Adnan Azizi nga Lëvizja BESA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu