BESA në kontakt me kryeministrin, a do të hyjnë në qeveri? Përgjigjet Gashi

I ftuar special në emisionin ZIGZAG kryetari i porsazgjedhur i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, është shprehur se janë në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin Zoran Zaev.

Më tej duke e shpjeguar kyçjen eventuale në qeveri ai ka thënë se ndodhemi në momente shumë të rëndësishme për shtetin ku pritet të zgjidhet kontesti me emrin e shtetit dhe integrimi në NATO, andaj jemi të hapur që ta mbështesim dhe ndihmojmë këtë proces.

Në pyetjen se a do të hyjë Lëvizja BESA në qeveri, kryetari i Lëvizjes BESA u shpreh se kjo nuk përjashtohet, por vendimin e fundit e merr Kuvendi Qendror i Lëvizjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu