Besi tregon ‘tmerrin’ që ka përjetuar gjatë shtatzanisë së Xhensilës: Ma ka nxirë, nuk takoja dot asnjë shok

Për shtatzëninë e këngëtares Xhensila Myrtezaj është folur shumë, aq sa shpeshherë mund të duket sikur kemi qenë vazhdimisht pjesë e përjetimeve të saj: që nga nepset e çuditshme e deri tek frika nga analizat dhe gjilpëra.

Mirëpo deri më tani kemi njohur një anë të medaljes, atë të mamasë së Ajkës. Ndërkohë që Besi ka shumë për të treguar, e nëse i referohemi atyre që ka treguar dje në rubrikën e përjavshme ‘’BE Coffee”, duhet pranuar që nuk e ka patur aspak ‘’të lehtë’’. Nuk është hera e parë që ai sjell situata të jetës së tij dhe këtë herë është shprehur për vështirësitë që kalon një grua në fillim të shtatzënisë, duke marrë si shembull gruan e tij Xhensila.

“Gjatë shtatzanisë, ne meshkujt jemi shumë të durushëm. Kot mendojnë femrat sikur veç ato heqin keq. Për shembull, Xhensila ishte shumë e ndjeshe ndaj aromave të ndryshme gjatë shtatzënisë. Nuk duronte asgjë, sidomos erërat që vinin nga kuzhina. Kisha frikë të takoja një shok shok në rregull që kishte parfum ndryshe nga timin, sepse fillonte me pyetjet ‘’Ç’është ky parfum i ri, me kë je takuar?’’.

Me pak fjalë ma ka nxirë gjatë 9 muajve, përfundoi ai duke qeshur. Por babi Besi e di që nuk mund të flaës ‘’keq’’ për mbretëreshën e tij, fill pas theksoi se ia vlen të durosh të gjithë shtatzëninë dhe ankesat e bashkëshortes kur sheh engjëllin që vjen në jetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu