Bexheti: Pas ngushëllimeve, nuk nevojiten paralajmërime por duhet veprime.

Profesori universitar Abdylmenaf Bexheti, në një shkrim të tij në facebook flet për ngjarjet e dhimbshme të ditëve të fundit në Shkup, njëherazi edhe për arritjen e madhe të sportistes Majlinda Kelmendi. Bexheti, mes tjerash, bën thirje për veprim nga ana e lidershipit, dhe jo vetëm ngushëllime dhe paralajmërime.

“Vërshimet e tmerrshme në regjionin e Shkupit me theks në Hasanbeg na tronditën të gjithëve. Mbi të gjitha humbjet e jetës së njerëzve që nuk kompenzohen me asgjë. Ngushllime të gjithë familjarëve.

Pamjet tmerruese nga vendngjarjet, pafuqia njerëzore karshi natyrës dhe lënja në mëshirë të vetes gjithë atë popullatë vendore na u mblodh si lëmshi në fyt. Zatën litari këputet aty ku është më i dobët.

Kjo popullatë kryesisht jeton nga bujqësia, edhe atë ekstenzive! Në maje të sezonit, vetëm për gjysëm ore u zhbë gjithë mundi i dhënë për një vit.

Lidershipi si vendor dhe regjional po ngushëllon, e kjo është njerëzore. Në rrethana të këtilla nuk nevojiten partizime por solidarizime. Ndërgjegjja individuale është në sprovë e jo sjelljet grupore!

Pas ngushëllimeve, nuk nevojiten paralajmërime por duhet veprime. Nuk pyetet i ,,verbëri për sy,,. Më mirë veprime të vogla se paralajmërime të mëdha. Ne jemi në veprim! Na ndiqni sa më shumë.

Kumtesat për ,,gatishmëri,, për të ndihmua duhet zëvendësuar me veprime konkrete. Leje nga autoritetet vendore mos kërkoni, le të urdhërojnë që tu ndalojnë!

Gëzimin që na solli Majlinda me rezultatin historik në Rio sikur na zbuti dhimbjet, por vetëm neve që kemi ndjekur momentin! Të pësuarit nga vërshimet nuk e kishin hallin dhe mundësinë e aq më pak kënaqësinë për këtë!”/InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu