BFI ka shkarkuar muftiun e Tetovës dhe të Strugës

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame më 08.11.2023 mbajti mbledhjen e rregullt të Rijasetit në të cilën u diskutuan dhe u analizuan aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame gjatë vitit 2023, thuhet në një komunikatë të lëshuar për mediat.

Gjatë kësaj mbledhje siç bëhet e ditur, Rijaseti diskutoi për gjendjen aktuale në Muftininë e Tetovës dhe Muftininë e Strugës, ndaj të cilëve u soll vendim unanim nga Rijaseti i BFI-së, për shkarkimin nga detyra e Muftiut të Muftinisë së Tetovës, Qani Nesimi dhe në vend të tij për ushtrues detyre deri në zgjedhje të reja të Muftinisë së Tetovës u emërua Ushtrues Detyre Mufti dr. Selver Xhemaili.

Po ashtu nga detyra u shkarkua edhe Muftiu i Muftinisë së Strugës, Salim Sulejmani, në vend të të cilit u emërua Ushtrues Detyre Mufti i Muftinisë së Strugës Mr. Jusuf Ismaili, deri në zgjedhje të reja.

“Rijaseti i BFI e RMV, si organi më i lartë kolektiv, vendimet e lartëpërmendura i mori për ta ruajtur unitetin e popullatës muslimane në vendin tonë si dhe për ta ruajtur integritetin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së. Rijaseti e cilësoi si të suksesshëm këtë vit për sa i përket aktiviteteve fetare të organizuara nga organet dhe institucionet e BFI-së. Po ashtu”, theksonZyra për informim pranë BFI e RMV.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu