Biden: Me Zelensky-n flas 3 deri në 4 herë në javë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka treguar të hënën se flet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky tre deri në katër herë në javë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë foli me gazetarët nga shtëpia e tij e pushimeve në Delaware; ku edhe u bëri të ditur që gjasat që të vizitojë Ukrainën këtë fundjave kur do të vizitojë Evropën janë të vogla.

Biden do ta kalojë Atlantikun për samitet e G7 dhe NATO-s, në Gjermani dhe Spanjë.

E kam takuar Zelensky-n, flas me të tre, katër herë në javë. Do të shkoj në Gjermani, Spanjë, Izrael, Arabinë Saudite për një mbledhje më të madhe. Dhe më pas ndoshta do të shkoj direkt në shtëpi”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu