Mërgata niset drejt Hagës për vendimin e madh ndaj çlirimtarëve

Në prag të vendimit të madh për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, platforma “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se mërgata është nisur drejt Hagës.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, disa mërgimtarë shfaqen së bashku me bluzat me mbishkrimin “Freedom Has A Name” (Liria ka Emër), ndërsa në sfond shihet edhe flamuri i platformës.

Mesazhi vjen në një periudhë të rëndësishme, kur në Hagë pritet vendimi për rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Nesër pritet vendimi final.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu