Biden, sqarim i marrëdhënieve me Arabinë Saudite

Duke mbrojtur vendimin për të vizituar Arabinë Saudite, presidenti amerikan Joe Biden thotë se ai ka mbështetur prej kohësh reformat në atë vend dhe se ka kërkuar të “riorientojë, por jo të shkëpusë” marrëdhëniet me partnerin strategjik amerikan për një kohë të gjatë.

“E di që ka shumë që nuk pajtohen me vendimin tim për të udhëtuar në Arabinë Saudite. Pikëpamjet e mia për të drejtat e njeriut kanë qenë të qarta për një kohë të gjatë dhe gjithmonë i kushtoj vëmendje të veçantë çështjes së lirive themelore të njeriut kur udhëtoj jashtë vendit. Kështu do të jetë gjatë këtij udhëtimi, ashtu siç do të jetë në Izrael dhe Bregun Perëndimor”, shkroi ai në një shkrim për Washington Post.

Duke iu referuar vrasjes së gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi, ndodhur në Turqi në tetor 2018, Biden deklaroi se ai iu përgjigj këtij akti “me sanksione kundër forcave saudite që ishin të përfshira në vrasje”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se publikoi një raport të inteligjencës amerikane që pretendonte se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, kishte miratuar operacionin që çoi në vrasjen e Khashoggi.

Por qeveria saudite i ka mohuar akuzat.

Presidenti amerikan pritet të takohet me Princin e Kurorës gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite.

Biden theksoi se diplomacia intensive dhe veprimet ushtarake kundër sulmeve të sponsorizuara nga shteti e kanë bërë Lindjen e Mesme më të qëndrueshme dhe më të sigurt se sa gjatë administrimit të paraardhësit të tij, Donald Trump.

Ai deklaroi se SHBA-të e kundërshtojnë “agresionin rus kundër Ukrainës” dhe se mund të përballet me sfidën e paraqitur nga Kina.

Ai vuri në dukje se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë i Uashingtonit me vende si Arabia Saudite mund t’i ndihmojë këto përpjekje të japin rezultate të mira.

Ai shkroi se i ka vënë vetes si synim forcimin e partneritetit amerikano-saudit, “i cili bazohet në interesat dhe përgjegjësitë e përbashkëta dhe synon të qëndrojë besnik ndaj vlerave themelore amerikane”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu