Biden, urdhër që qeveria të blejë më shumë mallra amerikane

Presidenti amerikan Joe Biden ka në plan të nënshkruajë të hënën një urdhër ekzekutiv që synon të rrisë blerjet e qeverisë nga prodhuesit amerikanë, sipas zyrtarëve të administratës. Shtetet e Bashkuara kanë hequr afërsisht 540,000 vende pune në fabrika që nga shkurti i kaluar ndërsa pandemia e koronavirusit e hodhi ekonominë më të madhe në botë në recesion.

Qëllimi i urdhrit do të jetë përdorimi i 600 miliardë dollarëve që qeveria federale shpenzon në prokurim për të zhvilluar fabrikat vendase dhe punësimin, thanë zyrtarët që këmbëngulën për anonimitet.

Urdhri i Biden do të modifikojë rregullat për programin “Buy American”, duke e bërë më të vështirë për kontraktorët që të kualifikohen nëse s’e marrin parasysh he të shesin mallra të prodhuara jashtë tek agjencitë federale. Ai gjithashtu ndryshoi rregullat në mënyrë që më shumë përbërës të një malli të prodhuar të vijnë nga fabrikat e SHBA.

Mallrat e prodhuara nga Amerika do të mbrohen. Urdhri gjithashtu ka elemente që vlejnë për programin e veçantë të “Buy America” i cili zbatohet veçmas për autostradat dhe urat. Ai kërkon të hapë kontrata të prokurimit qeveritar për kompani të reja duke kërkuar kontraktues të mundshëm.

Urdhri do të krijojë një faqe në internet për kompanitë që kanë hequr dorë nga shitja e mallrave të huaja qeverisë, në mënyrë që prodhuesit amerikanë të kenë më shumë informacion dhe të jenë në një pozicion më konkurrues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu