Njësia 121 po ribashkohet? Formacioni ushtarak që ngjall frikë – kush mund të jetë në shënjestër?

Thuhet se ka një nervozizëm të ri në qarqet politike në Liban, por këtë herë diskutimet dhe spekulimet nën zë nuk drejtohen ndaj Shteteve të Bashkuara apo Izraelit, por ndaj një kërcënimi nga brenda – Njësia 121.

E njohur si makina e vdekjes së Hezbollahut dhe një nga njësitë më të fshehta dhe brutale të grupit militant, Njësia 121 është lidhur me disa nga vrasjet politike më famëkeqe të vendit, përfshirë vrasjen e ish-kryeministrit Rafik al-Hariri në vitin 2005.

Tani, thuhet se është e pakënaqur me marrëveshjen e paqes midis Libanit dhe Izraelit që ka kufizuar kryesisht operacionet e Hezbollahut kundër shtetit hebre, ajo po riorganizohet, sipas gazetës britanike The Telegraph.

“Kjo është një nga njësitë më të fshehta dhe vdekjeprurëse në botë, e dyta vetëm pas njësisë së ngjashme ruse GRU”, tha për Telegraph Ronen Solomon, autor i trilogjisë së ardhshme rreth grupit libanez pro-iranian Hezbollah dhe operacioneve të tij globale.

“Nuk po lufton Izraelin, por qytetarët e vet”, shtoi Solomon.

Një politikan libanez i afërt me kryeministrin Nawaf Salam tha se ka shqetësim të madh midis zyrtarëve të lartë të përfshirë në zbatimin e marrëveshjes kornizë me Izraelin në lidhje me aktivitetet e Njësisë 121.

“Ka shumë ndërgjegjësim për Njësinë 121 në qarqet ku punoj. Në nivelet më të larta të qeverisë, njerëzit janë shumë të vetëdijshëm për ekzistencën e saj. Ajo ende ngjall të njëjtën ndjenjë frike”, tha zyrtari.

“Kryeministri dhe presidenti kanë futur masa të shtuara sigurie. Mbrojtje shtesë i është ofruar gjithashtu ekipit negociator”, shtoi ai.

Njësia ka vetëm rreth 20 operativë, shumica e të cilëve vijnë nga familjet e anëtarëve të hershëm të Hezbollahut.

Ajo operon veçmas nga njësia e operacioneve të jashtme të Hezbollahut, Njësia 910, dhe merr fonde dhe mbështetje logjistike direkt nga Korpusi i Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC).

“Mesazhi izraelit është i qartë… Kushdo që guxon të flasë publikisht kundër Hezbollahut – qoftë një kundërshtar i krishterë, sunit apo shiit – është në listën e shënjestrave të Njësisë 121”, thotë Solomon. /tesheshi.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu