“Big Brother Vip”, Amos: Të dashurës i thashë që brenda në shtëpi, mund të kishte një romancë

Aktori dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Amos Zaharia, që pas eliminimit të tij nga loja, ka qenë shpesh i ftuar në studio televizive, për të zbuluar më shumë nga ky rrugëtim i tij.

Në daljen e tij të radhës, aktori ka folur edhe njëherë për raportin me Dea Mishel.

Por nga ana tjetër, ai zbuloi edhe vajzën, me të cilën kishte një histori të hapur para se të bëhej pjesë e garës.

Ai tregoi se i pati thënë të dashurës që, brenda shtëpisë së “Big Brother” mund të kishte një romancë.

“Po tani gjërat sikur kanë ndryshuar pak dhe ju jeni vetë në dijeni. Unë di vetëm të them këtë gjë që, brenda asaj shtëpie unë nuk është se e pata të lehtë të gjeja komunikimin me shumë nga banorët. Ishin të pakët ata njerëz me të cilët mund të bëja edhe këto humoret që mbase nuk janë kuptuar dhe mbase kjo nuk ka shërbyer për mirë. Por me Dean u krijua ndjesia që marrëdhënia mund të ishte multidimensionale. Ishte një raport që i krijonte kushtet që të ndërtohej diçka më shumë. Me Dean, nuk kemi si ndahemi kur nuk jemi lidhur”, shprehet ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu